Goli që nuk shënoi dot kurrë Pele

06/03/2017 00:00

Në Brazil është shënuar një gol i rrallë ditën e shtunë. Mirray, një 23-vjeçar që luan për Comercial dhe që është rritur në ekipet zinxhir të Sao Paulos, realizoi nga mesfusha ndaj Catanduvense.

Një gol që shumë mirë mund të nominohet për çmimin “Puskas” të FIFA-s, si goli më i mirë i vitit.

“Mirray arriti atë që nuk bëri dot kurrë Pele”, lexohej në disa media braziliane.

Mirray konsiderohej si Kaka’ i ri nga tifozët e Sao Paulos, përpara se të pësonte një dëmtim të rëndë në gju.

Top Channel