Smajlaj kampion në Beograd, media serbe: Provokoi

05/03/2017 00:00

Në Beograd u zhvillua të dielën edhe ceremonia e medaljeve të europianit të altetikes se sallave, ku sërish në  “Kombat Arena” u dëgjua himni i Shqipërisë dhe flamuri kuqezi u ngrit në shkallën më të lartë të podiumit, falë medaljes së artë të Smajlaj.

Nga 6 tentativat që kishte në dispozicion, Smajlaj nuk plotësoi vetëm dy dhe me avantazhin e më shumë provave të sakta arriti të lë pas suedezin Mishel Torneus.

Ndërkohë shqiponja e Smajlajt, pas garës së një dite më parë ka patur jehonë në mediat serbe të cilave i është kthyer në fobi çdo simbol shjqiptar.

Ato nxituan ta quajnë një skandal edhe arritjen impresionuese të Shqipërisë në atletikë. Izmir Smajlaj arriti të ngrinte për herë të dytë brenda një jave flamurin kuqezi në Beograd, dhe kjo nuk është kapërdirë lehtë nga fqinjët tanë të zhurmshëm.

“Një tjetër skandal në Europianin e Atletikës mori jetë kur sportisti shqiptar simbolizoi shqiponjën dykrenare që është gjithashtu dhe në flamur. Me këtë lëvizje, Izmir Smajlaj provokoi audiencën dhe të gjithë ata që e panë nga ekrani” thuhet mes të tjerave në të përditshmen Kurir.

Gazeta serbe tentoi të zbehte disi rezultatin e atletit shqiptar, duke shtuar se me të njëjtin rezultat ishte dhe suedezi Torneus, por provat e mëparshme më të mira, çuan medaljen e artë te shqiptari Smajlaj.

Top Channel