Pesëdhjetë burra për një peshk

05/03/2017 00:00

Për herë të parë vendi ynë, jo vetëm që ka një federatë të peshkimit sportiv, por është arritur të organizohet edhe kampionati i surfcasting, një lloj kategorie e peshkimit nga bregu.

Rreth 51 peshkatarë kanë marrë pjesë në etapën e parë të surfcasting-ut Shqiptar, të cilët u ndanë në grupe me nga dy persona dhe të shkëputur në 10 m distancë nga njëri tjetri, në Tale të Lezhës. 

Ata u përpoqën, edhe pse në një sezon të vështirë, për të kapur peshk në këtë formë, të fitojnë sfidën me kushtet sezonale, në një lloj peshkimi të organizuar dhe ku qëllimi kryesor ka qenë pjesmarrja.

“Është evenimenti i parë i federatës së peshkimit sportiv. Surfcasting është më masiv, është peshkim nga bregu, megjithse nuk jemi në sezonin e duhur, pasi peshku nuk vjen kollaj në breg në këtë kohë. Të gjithë konkurentët janë të mërzitur që nuk po kapin peshk, por janë edhe të lumtur e të kënaqur që për herë të parë po organizohet ky eveniment”, tha kreu i federatës së peshkimit sportiv.

Vetëm njëri nga konkurentët në këtë garë të vecantë, arriti të kap një peshk, nëse mund të quhet ky prej 14 cm, por që gjithsesi në bazë të rregullores së surfcasting, mjafton që peshku të jetë mbi 12 cm për t’u konsideruar dhe ky peshk prej 14 cm i dha 14 pikët e para peshkatarit nga Tirana, Nuri Beli. 

Top Channel