Barazim në Vlorë, Kukësi nuk shkëputet

05/03/2017 00:00

Një duel spektakolar është zhvilluar sot në Vlorë, ndërmjet Flamurtarit vendas dhe kryesuesve të kampionatit, Kukësit. 

Të dy ekipet e donin dhe kërkuan me ngulm tre-pikëshin, vlonjatët për t’iu larguar zonës së ftohtë, ndërsa kuksianët për tu rikthyer të kryesojnë të vetëm. 

Kuqezinjtë e Duros kaluan të parët në avantazh, pas një supergoli të shënuar nga braziliani Danilo Alves në minutën e 38-të, ndërsa Kukësi barazoi me golin e Gurit në të 57-ën. 

Të dy ekipet e mbyllën ndeshjen më 10 futbollistë, pas kartonave të kuq të Lenës për Kukësin dhe më pas Jakovljeviç për Flamurtarin. 

Vlonjatët, të mbështetur edhe nga tifozëria, dominuan totalisht në minutat e fundit, por fati dhe portieri Koliçi i mohuan golin e fitores.

Në minutën e 84’ vlonjatët pretenduan edhe për një penallti me Bushiç, por gjyqtari nuk ishte i këtij mendimi.    

 

Top Channel