Trump thirrje Kongresit për të hetuar Obamën

05/03/2017 00:00

Pas hetimeve qe po kryhen në lidhje me ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të SHBA-ve, një tjetër çështje po kërkohet të ngrihet atje. 

Donald Trump i ka kërkuar Kongresit të hetojë nëse Barack Obama ka abuzuar me pushtetin e tij ekzekutiv, gjatë procesit zgjedhor. 

Kjo kërkesë e presidentit amerikan erdhi vetëm një ditë pasi u përfol se paraardhësi i tij i ka përgjuar telefonatat, por pavarsisht kësaj, pretendimet e Trump nuk mbështeten nga asnjë provë. 

I pyetur për këtë çështje, James Clapper, shef i zbulimit amerikan gjatë fushatës, ka mohuar kategorikisht që të jetë përgjuar kulla Trump. 

 

Top Channel