Muzika është rikthyer në amfiteatrin romak të shekullit të dytë, në Sirinë thuajse të rrënuar nga lufta, për të parën herë në shumë muaj pas dëbimit që andej të Shtetit Islamik.

Muzikantë sirianë hynë në sajtin historik për të parën herë që nga dhjetori, kur Palmira u mor nga grupi terrorist për të dytën herë.

ISIS-i kishte marrë kontrollin e Palmirës në maj të vitit 2015, por ishte dëbuar në korrik të vitit të shkuar, për tu rikthyer atje në dhjetor. Gjatë okupimit të tij, teatri i famshëm ishte shndërruar në vend ekzekutimesh nga xhihadistët.

Imazhet e publikuara në janar tregonin edhe dëmtimin e strukturës historike, por ekspertët, tani pas çlirimit, janë optimistë dhe thonë se situata nuk është aq e keqe nga sa pritej.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel