Barça “hakmerret” ndaj Celta-s, fiton 5-0

04/03/2017 00:00

E mundi në ndeshjen e fazës së parë 4-3, por në “Camp Nou”, Celta Vigo nuk ka mundur të bëjë asgjë përballë Barcelonës, e cila fitoi me rezultatin e thellë 5-0.

Asnjë vështirësi për të marrë fitoren në këtë ndeshje për të besuarit e Luis Enriques, të cilët shënuan dy herë në pjesën e parë. Fillimisht me Messin e më pas Neymar. Por Barcelona nuk u ndal me kaq.

Në pjesën e dytë u shënuan edhe tre gola të tjerë. Rakitic, Umtit dhe në fund e plotësoi “manita”-n ai që e hapi, Lionel Messi.

Barcelona e rimerr edhe një herë kryesimin, por Reali i Madridit ka një ndeshje më pak.

Top Channel