Liverpool mposht Arsenalin, përkohësisht i treti

04/03/2017 00:00

Liverpooli ka triumfuar në kryendeshjen e javës së 27 në Premier League, duke mposhtur 3-1 Arsenalin në “Anfield”.

Firmino dhe Mane shënuan për të besuarit e Jurgen Klopp në pjesën e parë, duke i hapur rrugën fitores ndaj Arsenalit.

Skuadra e Arsenalit reagoi në minutën e 57 duke shkuartuar diferencën dhe shpresuar për një barazim të mundshëm.

Megjithatë ishin sërish lojtarët e Liverpool që gjetën edhe golin e tretë. Welbeck e vulosi rezultatin në 3-1 në minutën e parë të shtesës. Një fitore që e ngjit Liverpoolin në vendin e tretë me 52 pikë.

Top Channel