Teuta ndal kampionët, korçarët nuk fitojnë dot në shtëpi

04/03/2017 00:00

Ka filluar me një ditë barazimesh java e 24 e Superiores. Skënderbeu nuk mundi të shkojë më tepër se një barazim 1-1 në Korçë përballë Teutës.

Skuadra durrsake ka bërë një paraqitje shumë të mirë përballë korçarëve, duke i ndalur vrullin prej 5 ndeshjes që vetëm fitonin dhe nga ku rikuperuan disavantazhin që kishin ndaj Kukësit.

Skuadra e Maganit në fillimin e këtij viti ka një tjetër fytyre dhe këtë e tregon përballë kujtdo kundërshtari.

Në Korçë kalojnë të parët në avantazh, goditja e Hilës ndalet në fillim nga traversa, ndërkohë që portieri Shehi gjendet i papërgatitur për të reaguar si duhet dhe Musta vetëm e shtyn në rrjet.

Në pjesën e dytë skuadra korçare shton presingun, duke kërkuar me çdo kusht të paktën barazimin dhe e arrin me një kundërsulm kur Xhejms kalon me lehtësi Kastratin.

Pas barazpeshës në minutën e 63, korçarët patën epërsi në fushën e lojës, por asgjë nuk ndryshoi ne rezultat dhe kjo pikë nëse për Teutën është shumë e vlefshme, për Skënderbeun mund të konsiderohet një hap fals, pasi rivalët e tyre të drejtpërdrejtë të Kukësit do të luajnë ditën e diel ndeshjen e radhës përballë Flamurtarit në Vlorë.

Nuk ja del Tirana të marrë më shumë se një pikë në përballjen me skuadrën e fundit të renditjes Korabin, i cili tashmë e ka prerë biletën për në Kategorinë e Parë. Madje bardhebluve i është dashur që të barazojnë disavantazhine  krijuar nga Kaja.

Ede, pa u mbyllur pjesa e parë, barazpeshon dhe gjithçka mbetet me golat e 45 minutave. Kjo ishte ndeshja e gjashtë radhazi për Tiranën pa fitore, ndërkohë që Korabi merr pikën e parë pas pesë ndeshjesh.

Ndërkohë në Gjirokastër përballja mes Luftëtarit dhe Vllaznisë ka përfunduar në barazim të bardhë 0-0, duke i dhënë nga një pikë skuadrave që nuk i shërben asnjërës për asgjë.

Top Channel