Irani teston me sukses sistemet ruse “S-300”

04/03/2017 00:00

Irani ka testuar me sukses sistemet e mbrojtjes ajrore ruse, “S-300”, që Moska i dhuroi Teheranit vitin e kaluar.

Lajmin e bën të ditur agjencia “IRNA”, sipas të cilës testi është kryer në kuadër të stërvitjes së koduar me emrin “Damvand”.

Stërvitja u krye për të analizuar performancën e sistemit kundrejt objektivave me nivel radari të ulët dhe kërcënimeve që mund të vijnë nga raketat balistike.

Kontrata për dhënien e 5 sistemeve ruse “S-300” Iranit u nënshkrua në vitin 2007, por për shkak të sanksioneve të Këshillit të Sigurimit ndaj Republikës Islamike në vitin 2010, procesi u bllokua.

Pas marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, Rusia rinisi bisedimet për përfundimin e marrëveshjes.

Më herët gjatë javës, zv.ministri iranian i Mbrojtjes, Amir Khatami njoftoi se Teherani po teston edhe sistemin e tij “Bavar 373” me rreze të gjatë veprimi.

“Bavar 373” ka karakteristika të ngjashme me rusin “S-300” dhe u zbulua nga qeveria iraniane në gusht 2016, pas 6 vitesh punë. Kjo, në kuadër të planeve të Teheranit për të prodhuar sistemin e tij raketor tokë-ajër.

Top Channel