Fansat shënjestrojnë Watson: Hipokrite

04/03/2017 00:00

Aktorja britanike, Emma Watson, po përballet me komente negative në rrjetet sociale për shkak të një seti fotografik, ku pozoi “topless”, për revistën “Vanity Fair”.

26-vjeçarja ka pozuar me një pelerinë, duke ekpozuar gjoksin e saj në fotografitë e bëra nga fotografi Tim Walker.

Këto foto u bënë shkak që disa përdorues të “Twitter”, të ngrwnë dyshimet tek ajo për çështjet të feminizmit, ku shumë prej tyre e kanë quajtur hipokrite.

Aktorja, që është një nga zërat më të fortë të pabarazisë gjinore në Hollywood dhe njihet për pikëpamjet e saj feministe, fansave iu duket pak sa e çuditshme nxjerrja e aseteve të aktores.

Top Channel