Ju duken të kuqe këto luleshtrydhe?

04/03/2017 00:00

Akiyoshi Kitaoka është jnë profesor psikologjie në College of Letters, Ritsumeikan Unniversity në Kioto të Japonisë. Ai është autori i iluzioneve më të mëdha optike në internet. Dhe së fundmi ka sjellë një të ri.

Në profilin e tij në Twitter Akiyoshi ka postuar një tortë me luleshtrydhe ku thotë se: “Luleshtrydhet duken të kuqe, dhe pse pikselët nuk i ka”.

E në fakt ai ka të drejtë, pasi nuk ka piksel të kuq në foto, por një gri neutrale.
Pra, si ndodh iluzioni?
Qëndrueshmëria e ngjyrave. Truri juaj përpiqet të korrigjojë ngjyrat në efekte të ndryshme drite, dhe pret të shohë luleshtrydhe të kuqe.

“Nëse imagjinoni se ecni përreth nën një qiell blu, ajo mavijosje është në një farë kuptimi, një ngjyrë kontaminuese në çfarëdo që shihni. Në foto, dikush ka manipuluar pamjen prandaj objekti që shihni reflekton atë që ndryshe do të jetë pangjyrë apo gri, por burimi i dritës në trurin tuaj interpreton të jetë në vendin e ngjarjes duke i dhënë komponentin blu. Truri juaj thotë ‘Burimi i dritës në të cilën po i shoh këto luleshtrydhe ka disa komponentë blu në të, kështu që e sheh automatikisht në çdo piksel. Dhe kur merrni këto piksel gri, dhe miksoni me dritën blu automatikisht përfundoni tek ngjyra e kuqe”, thotë Bevil Conway, një ekspert i Institucionit Kombëtar të Syve.

Dhe nëse ju pelqjen iluzionet optike, në galerinë e fotove do të gjeni mjaft të tilla.

FOTO GALERI
1/3
Dragoi zbrites, spiralja duket sikur mblidhet

Top Channel