Rita Ora reklamon linjën e të brendshmeve

03/03/2017 00:00

Këngëtarja shqiptare Rita Ora i ka hyrë fuqishëm edhe fushës së modelingut, e së fundmi ajo ka promovuar linjën e re të të brendshmeve të firmës Tezenis.

“E emocionuar për të zbuluar koleksionin tim të ri @tezenisofficial”, shkruan këngëtarja në Instagram duke shpërndarë edhe videon.

“E pëlqej të punoj me këtë skuadër, ata janë mbështetës dhe pasionantë. Nuk mund të zgjidhja një skuadër më të mirë për ët punuar për këtë projekt”, shprehej në një tjetër postim Rita Ora, e cila është edhe prezantuese e edicionit të fundit të “America’s Next Top Model”.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel