Të rrish vetëm pak minuta larg celularit!

03/03/2017 00:00

Në ditët e sotme të shkëputesh nga telefoni qoftë edhe vetëm për disa minuta, veçanërisht për të rinjtë, konsiderohet si një gjendje e ngjashme me stresin post traumatik.

Rreth 70 % e njerëzve, veçanërisht ata nën 35 vje?, flenë me telefonin pranë krevatit. Ndjenja e nervozizmit, stresit, ankthit, dëshpërimit, vetmisë, irritimit, dhe madje edhe panikut që shpesh ndodh kur ndaheni nga celulari  janë tregues të simptomave që tregojnë se ju jeni i varur.

Një eksperiment social me 87 përdorues të smartfonëve, të moshës 18-26 vje?, duke i izoluar ata në dhoma ku nuk kishin celular dhe as pajisje të tjera teknologjike, tregoi se pas disa minutave filluan të shfaqnin shenja të dëshpërimit. Ndërkohë një studim i  mëparshëm me 1000 studentë nga 10 vende të botës, tregoi se nëse qëndronin të izoluar për rreth 24 orë, të rinjtë stresoheshin.

Pra, në 2017 problemet që shkakton mungesa e celularit ndihen në vetëm disa minuta dhe jo më në disa orë.

Disa shenja që jeni të varur keq nga celulari:
1. Gjëja e parë që kontrolloni kur zgjoheni është celulari
2. Do të ktheheshit në shtëpi gjatë rrugës për në punë, vetëm për celularin, nëse do e kishit harruar
3. Mërzinë e kaloni kryesisht duke u marrë me celularin
4. Shtireni sikur jeni duke folur me dikë në celular vetëm për të shmangur situata që nuk ju interesojnë
5. Kaloni në panik nëse e humbisni celularin për shkak të fotove apo sms-ve që keni aty

Top Channel