SHBA, i burgosuri përpiqet të mbysë gardianin

03/03/2017 00:00

Një i burgosur në Florida sulmoi një gardian dhe u përpoq që ta mbyste me një peshqir, por ndërhyrja e të dënuarve të tjerë shpëtuan efektivin.

Kamerat e sigurisë brenda burgut të “Falkenburg Road” filmuan momentin ku 22-vjeçari Kiondre Zachery u përpoqe të mbyste efektivin D. Hernandez pa asnjë provokim këtë të martë.

Zachery dallohet qartë teksa i hedh peshqirin në qafë gardianit 31-vjeçar para 72 të dënuarve të tjerë.

Top Channel