U19 fiton turneun “Roma Caput Mundi”

03/03/2017 00:00

Kombëtarja U19 është fituese e turneut “Roma Caput Mundi” që u zhvillua në kryeqytetin italian.

Në finalen e këtij viti, skuadra e drejtuar nga Erjon Bogdani mposhti Rumaninë me rezultatin e pastër 2-0, duke marrë hakun ndaj humbjes në finalen një viti më parë.

19-vjeçarët shqiptarë u shfaqën superiorë ndaj bashkëmoshatarëve të tyre në këtë ndeshje duke e dominuar atë.

Çela i dha avantazhin Kombëtares sonë në pjesën e parë, ndërkohë që në të dytën Metolli fiksoi fitoren e kuqezinjve të vegjël në 2-0.

Kombëtarja U19 në rrugëtimin e saj drejt fitore së këtij turneu, kishte mundur më parë Maltën 2-1 dhe Anglinë 2-0  ndërkohë që skuadrën amatore të Italisë e eliminoi 4-2 me penallti pas barazimit 0-0 në kohën e rregullt.

Top Channel