Izmir Smajlaj, në finalen e Evropianit në kërcim së gjati

03/03/2017 00:00

Izmir Smajlaj bëri një tjetër paraqitje shumë të mirë në arenën evropiane. Atleti shqiptar u ritkthye në Beograd, ku përpara pak ditësh u shpall kampion i Ballkanit, për të marrë pjesë në Evropianin e Sallave të Mbyllura, duke arritur të kualfikohet për në finalen e evenimentit që do të zhvillohet pasditen e së shtunës.

Norma e kualifikimit për në finalen e kërcimit së gjati në këtë Evropian ishte 7.90 m dhe Smajlaj e kaloi me sukses provën e tij, duke kërcyer 7.98, për të barazuar rekordin kombëtar prej tij të vendosur pikërisht në Kampionatin Ballkanik të javës së kaluar.

Më mirë se ai në këtë garë bënë vetëm ukrainasi Nikiforov me 8.18 m dhe atleti serb Aniç, edhe ky me 7.98 m.

Top Channel