Xhaka “skuqet” në derbin me Kukelin

03/03/2017 00:00

Dy mesfushorët e kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka dhe Burim Kukeli, janë vënë përballë njëri-tjetrit si kundërshtarë.

Baseli dhe Zurich, u përballën në takimin e vlefshëm për çerekfinalet e kupës së Zvicrës, dhe dy mesfushorët kuqezinj e nisën këtë ndeshjen si titullarë.

Zurich kaloi i pari në avantazh, që në minutën e tretë, por kampionët në fuqi të Zvicrës përmbysën gjithçka brenda 45 minutave të para, ndërsa në pjesën e dytë vulosën rezultatin përfundimtar, 3-1.

Taulant Xhaka la ekipin e tij me dhjetë futbollistë, pas kartonit të kuq të marrë në minutën e 56-të, ndërsa Kukeli qëndroi në fushë deri në vërshëllimën finale.

Me këtë fitore Basel kualifikohet për me tej, ku në gjysmëfinale do të takohet me Luzernën, ekip ku deri në muajin janar është aktivizuar mesfushori tjetër i kombëtares, Jahmir Hyka.

Top Channel