SHBA, Sessions distancohet nga hetimi i FBI-së

02/03/2017 00:00

Prokurori i përgjithshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Jeff Sessions, është tërhequr nga hetimi i FBI-sw për ndërhyrjen e supozuar ruse në zgjedhjet amerikane.

Ai u vu nën presion të madh, pasi u zbulua se kishte takuar të dërguarin rus gjatë zgjedhjeve të vitit të kaluar, pavarësisht se më herët kishte thënë se nuk kishte asnjë komunikim me rusët.

Sessions i kishte quajtur akuzat ndaj tij, të pabesueshme dhe të rreme, ndërkohë që në një dalje para shtypit, ai pohoi se ishte takuar me diplomatin rus, por nuk mbante mend të kishte zhvilluar asnjë bisedë politike me të.

Edhe eksponentë të lartë të partisë Republikane, mes zërave të tjerë kritikë, kishin kërkuar që ai të tërhiqej nga hetimi i FBI.

Pak para daljes para shtypit të prokurorit të përgjithshëm, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, kishte deklaruar se kishte besim të plotë tek Sessions.

Top Channel