Ridel në shitje ferma e Michael Jackson

02/03/2017 00:00

Ferma e famshme e Michael Jacksonit në Kaliforni, “Neverland Ranch”, ka ridalë në shitje me një çmim shumë të reduktuar prej 67 milionë dollarësh, ndërkohë që emri i yllit të ndjerë të “Pop”-it nuk përmendet në katalogun e agjencisë së shitblerjes së pronave.

Ferma 1.100 hektarëshe, që mban një kopësht zoologjik dhe një park lodrash, ku Jackson u akuzua se kishte molestuar një fëmijë, cilësohet në prezantim si e përshtatshme për prodhim vere, për rritje kuajsh dhe për një stil të relaksuar jetese, si dhe argëtim në shkallë të gjerë.

Prona, së cilës i është ndryshuar emri në “Sycamore Valley Ranch” disa vite më parë, ishte nxjerrë në shitje më herët për 100 milionë dollarë, por nuk u gjet asnjë blerës.

Jackson, i cili humbi jetën pas një mbidoze të qetësuesit “propofol” në vitin 2009, e bleu pronën në Los Olivos, rreth 200 km në veri të Los Angelesit, në vitin 1987 për 19.5 milionë dollarë.

Pas telasheve financiare, në 2008 ai ia dorëzoi pronësinë e saj një kompanie që i mbajti atij qiranë prej 23 milionë dollarësh. Emri “Neverland” u mor nga përralla e Peter Panit, djaloshit që refuzonte të rritej, dhe u bë vendi i preferuar i qëndrimit për Michael Jacksonin. Atje ai argëtonte edhe fëmijët, një prej të cilëve ngriti akuza për molestim kundër këngëtarit.

Top Channel