Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Federica Mogherini po zhvillon një takim të përbashkët me krerët e partive parlamentare në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Në takim marrin pjesë Ali Ahmeti dhe Artan Grupi, respektivisht kryetar dhe deputet të BDI-së, Menduh Thaçi si kryetar i PDSH-së, kryetari i lëvizjes BESA Bilal Kasami dhe deputetët Afrim Gashi e Fadil Zendeli, Nikola Gruevski nga VMRO-DPMNE-ja dhe deputetët Nikola Popovski, Aleksadar Nikolovski dhe Nikola Todorov, si dhe kreu i LSDM-së Zoran Zaev, me deputetët Radmila Shekerinska, Oliver Spasovski dhe Damjan Mançevski.

Mogherini i filloi takimet në Shkup pasditen e kësaj të enjteje me përfaqësuesit e organizatave joqeveritare, ndërsa pas takimit me udhëheqësit e partive politike në Kuvend, do të takohet në vilën “Vodno” edhe me presidentin Gjorge Ivanov.

Mogherini mbërriti në Maqedoni pas takimeve të zhvilluara në Malin e Zi, në kuadër të turit nëpër vendet e Ballkanit Perëndimor, e do të ndalet edhe në Kosovë e Shqipëri.

Top Channel