Zbulimi i ri, forma më e hershme e jetës në tokë

02/03/2017 00:00

Shkencëtarët kanë zbuluar atë që thonë se mund të jenë fosilet e disa prej organizmave më të hershëm që kanë jetuar në tokë.

Ato përfaqësohen nga disa forma të vogla në disa shkëmbinj kanadezë e duket se datojnë më shumë se 4 miliardë vjet më parë. Kjo është një kohë jo e largët nga krijimi i planetit dhe qindra e miliona vite para asaj që aktualisht pranohet si prova më e hershme e jetës së gjendur në tokë. Kërkuesit kanë publikuar një raport të plotë në gazetën “Natyra” dhe pavarësisht se studimi duket objekt polemikash, ata besojnë se mund t’i përgjigjen çdo dyshimi.

Ato që nga shkencëtarët konsiderohen si mikrobe nga Kebeku, janë sa një e dhjeta e diametrit të qimes së flokut dhe përmbajnë sasi domethënëse hematiti, një formë oksidi të hekurit ose ndryshk.

Sipas shkencëtarëve, zbulimi mund të hedhë dritë mbi origjinën e jetës në tokë. “Ky zbulim, i përgjigjet pyetjes më të madhe të njerëzimit, nga vijmë dhe përse jemi këtu”, thotë Matthew Dodd, që ka analizuar strukturat në University College London. Është diçka e mahnitshme të kesh formën më të hershme të jetës në dorën tënde dhe të mund ta shohësh e ta analizosh atë”, shton ai.

Sidoqoftë, ideja që jeta mund të jetë shfaqur në tokë vetëm disa qindra e miliona vite pas krijimit të saj, po nxit debate në qarqet shkencore, ishte një aksident i rrallë apo rezultat i zakonshëm në kushtet e duhura.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel