Inter, Icardi beson te vendi i tretë

02/03/2017 00:00

Mauro Icardi, kapiteni dhe sulmuesi kryesor i Interit, është i bindur se vendi i tretë në klasifikim është ende i mundur, pavarësisht 6 pikëve diferencë nga Napoli.

“Besoj shumë te vendi i tretë. Të gjithë besojmë, objektivi është gjithmonë ai. Kemi për detyrë që të tentojmë deri në fund. Kam shumë besim”, thotë Icardi, i cili mendon se humbja me Romën në San Siro duhet lënë pas krahëve dhe skuadra duhet të shikojë përpara.

Icardi ka një përgjigje edhe për ata që e kritikojnë se nuk merr shumë pjesë në lojë.

“Dëgjoj shumë të thuhet se jam jashtë lojës, që duhet të marr pjesë më shumë në manovrën e skuadrës dhe jam lodhur nga këto gjëra. Shikoni sa pasime për gol kam dhënë: 8”, u shpreh Icardi.

Top Channel