Meta, telefonatë me Haradinajn. Solidaritet për procesin absurd

01/03/2017 00:00

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta ka zhvilluar këtë të mërkurë një bisedë telefonike me ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, njëkohësisht kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Në telefonatë, Meta i shprehu solidaritetin e tij dhe të Kuvendit të Shqipërisë dhe uroi që të marrë fund sa më shpejt procesi absurd dhe provokativ i ndërmarrë nga Franca ndaj tij, bazuar mbi një fletarrest të Serbisë.

Meta shprehu gjithashtu dëshirën për t’u takuar sa më shpejt me Haradinajn në Tiranë ose Prishtinë.

Top Channel