Dënohet Partizani, 4 ndeshje pa tifozë

01/03/2017 00:00

Katër ndeshjet e radhës Partizani do t’i luajë pa tifozë, që do të thotë se përfshihen ndeshjet në shtëpi, por edhe në transfertë.

Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka konsideruar fajtorë tifozërinë e Partizanit për ngjarjet që ndodhen në stadiumin “Zeqir Ymeri” në përballjen mes Kukësit dhe Partizanit fundjavën e shkuar.

Përveç kësaj, skuadra kryeqytetase duhet të paguaj dhe të gjithë stolat e thyer në sektorin e tifozerisë mike ku qëndruan në atë ndeshje.

Nuk ka kaluar fare pa gjë edhe skuadra e Kukësit, e cila për mospërmbushjen e detyrimeve që sollën edhe sjelljen e gabuar të tifozerisë do të dënohen me 100 mijë lekë gjobë. Këto kanë qenët të vetmet ndëshkime të Komisionit të Disiplinës së i takon Superiores.

Në 4 ndeshjet e radhës së Partizanit janë përballja në Laç, më pas do të presë Flamurtarin, do të luajë në transfertë përballë Korrabit dhe ndeshja e katërt dot ë jetë ajo ndaj Skënderbeut në Tiranë.

Gjithsesi, siç ndodh shpesh, bazuar edhe në hapësirat e rregullores, pasi është kaluar gjysma e dënimit, pjesa e mbetur mund të paguhet dhe me shumë gjasë Partizani do të paguajë që të ketë tifozët në ndeshjen ndaj Skënderbeut në kryeqytet më 1 prill.

Top Channel