Reali kërkon shumë, “Under Armour”, jo sponsorizimit

01/03/2017 00:00

“Under Armour” ndërron mendje dhe refuzon të bëhet sponsor i Realit të Madridit. Kompania amerikane e veshjeve sportive, vendosi të tërhiqet nga bisedimet me klubin madrilen për këtë marrëveshje sponsorizimi dhe shkak për këtë u bënë pretendimet  financiare të “Los Blancos”, të cilët sipas “Marca”, i kanë kërkuar 150 milionë euro në vit.

Një shifër e cila duket se u konsiderua e papranueshme nga drejtuesit e “Under Armour”. Tërheqja e kësaj kompanie do të thotë se Reali i Madridit do të vazhdojë bashkëpunimin me “Adidas”, pavarësisht diferencave të mëdha që ekzistojnë mes klubit iberik dhe markës gjermane të veshjeve sportive.

Sipas presidentit të Realit të Madridit, Florentino Perez shifra prej 40 milionë euro që “Los Blancos” përfitojnë nga kontrata me “Adidas” është shumë e ulët në krahasim me atë që kompania gjermane i jep Manchester United që arrin deri në 95 milionë euro në vit.

Top Channel