ATP Acapulco, kualifikohen Djokovic e Nadal

01/03/2017 00:00

Disa prej tenistëve më të mirë të botës kanë udhëtuar drejt Meksikës për të marrë pjesë në turneun e Acapulcos. Në këtë eveniment të bie në sy prania e Novak Djokovic, Rafael Nadal dhe Juan Martin del Potro, të cilët u kualifikuan për në raundin e dytë.

Novak Djokovic fitoi ndaj sllovakut Martin Klizan me rezultatin 2-0. Tenisti serb fitoi lehtë setin e parë 6-3, ndërkohë që në të dytin vuajti më shumë  dhe e mbylli 7-6 pas “tiebreak”-ut.

Spanjolli Nadal nuk e pati aspak të vështirë përballjen me Misha Zverev. Numri 6 i botës e mposhti gjermanin me rezultatin 2-0 duke i fituar setet 6-4 dhe 6-3.

Ai që hasi vështirësitë më të mëdha ishte pikërisht Juan Martin Del Potro që mundi francezin Tiafoe në 3 sete me rezultatin 2-1. Argjentinasi fitoi setin e parë 6-4, por humbi të dytin 3-6. Në setin final ishte “tiebrek”-u ai që vendosi fituesin dhe ai ishte Del Potro që e mbylli këtë fraksion 7-6.

Top Channel