“Makth” te Golden State

01/03/2017 00:00

Golden State përjeton një mbrëmje makthi në “Verizon Center” të Uashington. Skuadra kaliforniane humbi sfidën me Wizards 112-108 duke e ndalur në 4 serinë e fitoreve radhazi në kampionat. Por jo vetëm kaq, Warriors në këtë përballje humbi edhe shërbimin e Kevin Durant për të cilin kjo ishte ndeshja e tij e 700 në NBA.

Basketbollisti i Golden State pësoi një dëmtim në gjurin e majtë duke braktisur parketin. Durant iu nënshtrua rezonancës manjetike dhe në 24 orët e ardhshme do të mësohet shkalla e dëmtimit të tij.

Megjithatë të Golden State ekziston tashmë frika se Durant mund të qëndrojë jashtë fushave të lojës disa muaj. Për sa i përket sfidës, Beal me 25 pikë dhe Markieff me 22 ishin ata që drejtuan Uashington drejt suksesit, ndërkohë që për Warriors, 25 pikët e Stephen Currry ishin shumë pak.

Denver bën United Center të heshtë. Në Illinois skuadra e Nuggets mundi Chicagon me rezultatin 125-107 duke shënuar suksesin e 26 sezonal. Danilo Gallinari ishte ai që spikati për skuadrën nga Colorado me 22 pikë të shënuar. Ndërsa Chicago sheh që kjo disfatë të ndërpresë serinë e 4 fitoreve radhazi.

Fitore jashtë fushe arriti edhe Charlotte që iu imponua LA Lakers në Staples Center  me rezultatin 109-104. Ai që drejtoi Hornets drejtën këtij suksesi ishte Kemba Walker me 30 pikë. Në ndeshjet e tjera të NBA, Detroit fitoi me Portland pas kohës shtesë 120-113, Memphis mundi Phoenix 130-112, ndërsa Oklahoma mposhti Utah Jazz 109-106.

Top Channel