Juve me një këmbë në finalen e Kupës, mposht 3-1 Napolin

28/02/2017 00:00

Juventus ka mposhtur në mbrëmje 3-1 Napolin në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

Edhe pse Napoli kaloi i pari në avantazh me anë të Callejon në të 36’, Zonja e Vjetër ka ditur të menaxhojë lojën në pjesën e dytë duke shënuar tre gola dhe duke përmbysur rezultatin.

Dy penallti të kthyer në gola nga Dybala, 47’ dhe 69’, edhe një gol nga Higuain në të 64’ thuajse ia bëjnë më të lehtë ndeshjen e kthimit skuadrës së drejtuar nga Alegri.

Me këtë fitore bardhezinjtë vijojnë të ëndërrojnë fitoren e të tre trofeve sezonalë, edhe pse trajneri Alegri preferon të tregohet i kujdesshëm në këtë pikë.

Top Channel