Spektakli i Etnës

28/02/2017 00:00

Vullkani më aktiv i Europës ka shpërthyer për të parën herë këtë vit, duke lëshuar shatërvanë llave të shndritshme në qiell. Mali Etna, në ishullin italian të Siçilisë, ka qenë “i fjetur” për dy vitet e kaluara.

Autoritetet kanë raportuar se nuk ka asnjë rrezik për zonat e banuara përreth dhe nuk ka pasur as shqetësime serioze për trafikun ajror.

Aeroporti ndërkombëtar i Katanias ka vijuar punën i qetë, pavarësisht aktivizimit të vullkanit, ndërkohë që është në fuqi një alarm ajror “portokalli”, që i lë të hapura hapësirat ajrore.

Spektakli i Etnës është i dukshëm edhe nga qytetet e afërta si Katania dhe Taormina. Shpërthimi i fundit i madh i Etnës është regjistruar në vitin 1992.

Top Channel