Të grabisësh me një banane – VIDEO

28/02/2017 00:00

Nëpër botë ka forma nga më të ndryshmet të grabitjeve nga thikat tek armët e zjarrit, e ndonjëherë edhe me pistoleta lodër.

Por ajo që ka ndodhur në Manchester të Anglisë të la pa fjalë.

Një person i maskuar ka hyrë brenda një dyqani peshku dhe me një banane të kamufluar që të duket si një pistoletë ka kërcënuar punonjësit që t’i jepnin xhiron ditore.

Fillimisht stafi ka filluar t’i bindet, por kur njëri prej punonjësve ka parë formën e çuditshme të armës, ngjarja ka marrë një tjetër rrjedhë duke e detyruar hajdutin të largohej pa marrë paratë.

Ngjarja ka ndodhur më 11 shkurt, por pamjet janë publikuar së fundmi nga policia britanike, e cila kërkon ndihmën e qytetarëve për të identifikuar grabitësin e çuditshëm.

Top Channel