Pamjet e një aksidenti në Teksas të SHBA-ve tregojnë një kamion që nuk frenon në kohën e duhur duke shkaktuar përplasjen e disa makinave.

Aksidenti i ndodhur të premten në qytetin e Austin u filmua nga një prej makinave që kishte ndaluar para një kryqëzimi.

Në video dallohet makina e mbushur me zhavorr që nuk respekton semaforin e kuq dhe as sinjalet rrugore horizontale, e cila sinjalizon se makina nuk duhet të vijojë rrugën drejt në korsinë ku ndodhet, por duhet të kthehet djathtas.

Fatmirësisht aksidenti nuk ka pasur pasoja në jetë njerëzish, por disa prej personave të përfshirë në këtë ngjarje kanë pasur nevojë për mjekim të specializuar.

Top Channel