19-vjeçarët e Shqipërisë mposhtin Anglinë

28/02/2017 00:00

Kombëtarja shqiptare e 19-vjeçare e drejtuar nga Erion Bogdani ka arritur një tjetër sukses në turneun miqësor në Romë. Këtë herë kuqezinjtë kanë arritur një fitore 2-0 ndaj Anglisë.

Fillimisht për Shqipërinë shënoi Sadik Çela në pjesën e parë, ndërsa në 45 minutat e dyta, Progon Maloku vulosi rezultatin e ndeshjes në 2-0.

Kjo ishte fitorja e dytë për 19-vjeçarët shqiptarë, të cilët vetëm 2 ditë më parë fituan 2-1 ndaj Maltës.

Top Channel