Tammy Hembrow vetëm 7 muaj më parë ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë, por brenda një periudhe kaq të shkurtër kohore, bukuroshja 22 vjeçare ka rifituar linjat e saj të përkryera.

Për të vërtetuar ndryshimin e madh Tammy ka postuar foto në profilin e saj të “Instagramit” gjatë shtatzënisë dhe pas saj.

Modelja shprehet se çelësi për linja të tilla është të ushqyerit shëndetshëm. 22-vjeçarja shprehet se është krenare që është nënë e dy fëmijëve. Padyshim me format e saj ajo mund të konsiderohet si nëna më seksi në planet.

FOTO GALERI
1/14

Top Channel