Këshilltarja e Trumpit me këmbë të hapura

28/02/2017 00:00

Fotot e këshilltares së Shtëpisë së Bardhë, Kellyanne Conway, e ulur me gjunjtë e mbledhur dhe me këmbë të hapura mbi një divan të Zyrës Ovale, ka shkaktuar një debat të gjerë në platformat “online” dhe rrjetet sociale, mbi etikën në godinën e ekzekutivit amerikan.

Conway shihet e ulur në gjunjë, me këmbët e saj pas, në foton e shkrepur gjatë së hënës, ndërsa presidenti Donald Trump takohej me udhëheqësit e kolegjeve dhe universiteteve historikisht për njerëzit me ngjyrë.

Të tjera foto e tregojnë Conway teksa përkulej për të bërë një foto me “smartphone”-n e saj.

Disa përdorues të “Twitter”-it komentuan menjëherë nëpër të tilla foto, duke i konsideruar ato si prova të mungesës së respektit për Zyrën Ovale nga Conway, por jo vetëm, edhe nga administrata “Trump”.

Disa përdorues të tjerë replikuan me foto të panumërta të ish-presidentit Barack Obama, i cili qëndronte në kolltukun e tij me këmbët mbi tryezë, gjatë kohës që drejtonte Shtetet e Bashkuara.

Conway, gjithsesi, nuk ka reaguar fare ndaj kritikave, duke lënë të kuptohet se nuk i përfill ato.

Gjithsesi, Conway nuk i ka shpëtuar ironisë në rrjetet sociale, që me anë të fotove të modifikuara është vënë në lojë për veprimin e saj.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel