Siguri e lartë për karnavalet në Këln

28/02/2017 00:00

Siguria ishte një prej shqetësimeve kryesore të autoriteteve, e megjithatë parada e së hënës që kulmoi karnavalet e Këlnit u mbyll pa asnjë incident të papritur.

Masa të shtuara të sigurisë blinduan qytetin gjerman, i shënjuar nga një sërë plaçkitjesh dhe sulmesh seksuale kohet e fundit. Suksesi i festimeve, ju atribuua më së shumti policisë.

“Jo të gjithë efektivët e policisë ishin në uniformë gjatë patrullimit të paradës. Disa ishin veshur si civilë për të mos u vënë re. Shtuam gjithashtu edhe numrin e kamerave të survejimit”.

Për të shmangur incidente të ngjashme me ato të vigjiljes së vitit të ri në 2016-n, policia ngriti pika konsultimi për t’i ofruar ndihmë grave.

Top Channel