Australi, arrestohet këshilltari ushtarak i ISIS

28/02/2017 00:00

Një person i dyshuar se është përpjekur të këshillojë Shtetin Islamik për raketat me të cilat duhej të pajisjej është arrestuar në Australi.

Haisem Zahab, 42 vjeç, është arrestuar në një zonë rurale të Nju South Uells. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri Malcolm Turnbull.

Policia dyshon se Zahab, me profesion elektricist, po ndohmonte grupin terrorist të ndërtonte një raketë me rreze të gjatë veprimi dhe një pajisje me lazer, që do të paralajmëronte sulmet e mjeteve ajrore të trupave ushtarake në Irak dhe Siri.

Sidoqoftë, kryeministri Turnbull saktësoi se, arrestimi i tij nuk lidhet me planifikimin e ndonjë sulmi në Australi.

“Zahab ishte një shtetas australian dhe kishte në plan të pajiste ISIS me kapacitete teknike dhe të teknologjisë së lartë, për të lokalizuar raketat dhe për t’i ndërtuar ato”, tha Turnbull.

Ndërsa komisioneri i policisë federale, Andrew Colvin tha se, i dyshuari kishte hartuar një plan tejet të sofistikuar.

Top Channel