Toka do të ketë vetëm një superkontinent

28/02/2017 00:00

Toka mund të kthehet në një superkontinent që nuk është parë që nga koha prehistorike, thotë një ekspert.

Pas 250 milionë vjetësh mund të bëhet e mundur të ecësh në të katër cepat e Tokës si një masë e tërë teksa kontinentet do të bëhen të gjitha bashkë, sipas një gjeologu.

E ngjashme si Pangea, masa e cila mbulonte Tokën , para se të ndahej në seksione siç është sot, forma e ardhshme e planetit mund të kthehet tek rrënjët antike.

Christopher Scotese i Northwestern University në Evanston, Ilinois, parashikon formën e “Pangea Proxima”.

“50 milionë vjet nga tani, Australia do të jetë në përplasje me Azinë jugore në një shkallë të gjerë”, ka thënë Scotese.

Projektin e tij e ka realizuar në një hartë të animuar, ku tregon Antarktikën që udhëton në veri dhe përfundon në Afrikë, duke u përplasur me Amerikën Jugore.

Teksa kontinentet janë në një lëvizje konstante, ka thënë ai, përplasjet mes tyre janë të pashmangshme.  “Në botën tektonike, pllakat do të zhvillohen ngadalë, dhe në mënyrë të qëndrueshme, derisa të kemi një nga katastrofat e këtyre shtresave tektonike, si përplasjet kontinentale”, vijon ai.

Toka vijon të lëvizë me shpejtësi të ndryshme, dhe disa pjesë të saj ndryshojnë me 3 centimetra në vit.

Top Channel