RB13, inovacion e teknologji, Red Bull zbulon makinën e re

28/02/2017 00:00

Ish-kampionët në fuqi të Botës në garat e Formula 1, zbuluan makinën e tyre të 13 në histori, në një dizenjo që përmbledh inovacionin dhe teknologjinë e avancuar.

Numri 13 konsiderohet si sinonim i fatit të keq në shumë vende të globit, por edhe pse kjo u theksua në një reklamë neoni gjatë prezantimit, drejtuesit shpresojnë se është shenjë e mirë.

Sezoni i ri do të startojë në 26 mars në garën e Melbërnit në Australi, me shumë prej ekipeve që ende po mbajnë sa të jetë e mundur, sekretet e tyre aerodinamike. Red Bull ishte skuadra e vetme që mundi kampionët e Mercedes në sezonin e kaluar me nga një fitore secilin për Verstapen dhe Riciardo.

Njëherë e një kohë ekip dominues me 4 tituj radhazi, shumëkush e cilëson Red Bull si një rivale të fortë për Ljuis Hemilton dhe Valteri Botas.

“RB13 është një prej makinave më të bukura që kemi dizenjuar dhe me rregulloren e re, gjeometria është e duhura. Duket e fortë dhe e shpejtë” tha shefi i skuadrës austriake, Kristian Horner.

Top Channel