Oscar, Stone: Momenti më i tmerrshëm për mua

28/02/2017 00:00

Emma Stone ka folur për zhgënjimin e saj pas gabimit të bërë në ndarjen e Çmimeve Oscar, ku “La La Land” u shpall gabimisht fitues për çmimin “Best Picture”, por që në të vërtetë e fitoi “Moonlight”.

Ylli i filmit ka folur mbi atë që u quajt një “gabim njerëzor”. Ajo e përshkroi si “të tmerrshëm” atë situatë, pasi foli për çmimin fitues si Aktorja më e mirë.

“Është një nga momentet më të tmerrshme të jetës sime. Uau! Ishte e tmerrshme”, ka thënë ajo gjatë një interviste për MailOnline.

“Sigurisht ishte e mrekullueshme të dëgjoje për La La Land, të gjithë dëshironim të fitonim  “Best Picture”. Por jemi shumë të lumtur për Moonlight. Mendoj se është një nga filmat më të mirë të të gjitha kohërave”, ka vijuar Emma.

Top Channel