Leicester i Shakespeare rikthehet te fitorja

27/02/2017 00:00

Duket se zërat për probleme midis Ranierit dhe futbollistëve të ekipit kanë rezultuar të vërteta.

Menjëherë pas shkarkimit të trajnerit italian, Leicester rikthehet të fitojë bindshëm, ndaj një kundërshtari si Liverpool.

“Dhelprat” kanë mposhtur ekipin e Kloop me rezultatin 3-1, me dy gola të Jamie Vardy-t dhe një të Drinkwater ndërsa për “The reds”, Coutinho ka shënuar golin e nderit.

Leicester shkarkoi para pak ditësh trajnerin italian, Claudio Ranieri, me të cilin fitoi Premier League-n vitin e kaluar, për shkak të rezultateve të dobëta.

Aktualisht, Leicester po drejtohet nga zëvendësi i Ranierit, Craig Robert Shakespeare. 

Top Channel