Të lash makinën me “pasion”

27/02/2017 00:00

Një baba, i cili kishte lënë djalin e tij adoleshent vetëm që t’i lante makinë, ka marrë më tepër se çfarë kishte kërkuar pasi ka parë pamjet nga kamera e sigurisë.

Chris Assogna priste që të shihte djalin e tij të merrte makinën dhe të bënte një xhiro, por në vend të kësaj ai pa se 16-vjeçari e kishte marrë me më tepër pasion nga sa duhet larjen e makinës.

Videon argëtuese për të, Chris vendosi që ta shpërndante edhe në faqen e tij të Facebook, e prej këtij momenti ajo ka marrë më tepër se 25 mijë pëlqime dhe 55 mijë shpërndarje.

Top Channel