Trump rrit buxhetin për ushtrinë

27/02/2017 00:00

Donald Trump synon të rrisë me 9 përqind buxhetin për ushtrinë, duke synuar që për 2018 të ketë në dispozicion 54 miliardë dollarë më shumë se 2017 vetëm në këtë sektor.

Paratë që do të përdoren për të fuqizuar edhe më tej ushtrinë duke se do të tërhiqen nga sektorë të tjerë, ku më të prekurit, sipas buxhetit që është ende në shqyrtim, janë shërbimet diplomatike dhe politikat mjedisore.

Sa i takon shëndetësisë, duket se shefi i Shtëpisë së Bardhë nuk do të ndryshojë gjë, të paktën për 2018. Pavarësisht thirrjeve nga brenda republikanëve për reformim të sistemit, ajo që njihet si polica sociale e sigurimit shëndetësore dhe “Medicare” nuk preken.

“Do të bëjmë shumë më shumë me shumë më pak shpenzime përmes një qeverisjeje kursimtare”, deklaroi Trump këtë të hënë pas një takimi me guvernatorët e SHBA në Shtëpinë e Bardhë.

Propozimi për rritjen e shpenzimeve ushtarake nuk erdhi krejt i papritur. “Buxheti do të përqendrohet tek ushtria, siguria dhe zhvillimi ekonomik”, ishte sinjali i dhënë nga presidenti që gjatë fushatës elektorale.

“Do të bëj një rritje historike të buxhetit të ushtrisë, një ushtri e varfëruar pikërisht në momentin kur na duhet më shumë”, shtonte ai.

Shtetet e Bashkuara shpenzojnë për ushtrinë më shumë se çdo vend tjetër, rreth 600 miliardë dollarë në vit.

Top Channel