SHBA, vrasje për një telefon

27/02/2017 00:00

Një 20-vjeçar në Xhorxhia të SHBA-ve është vetëdorëzuar në polici pasi ka qëlluar për vdekje një 25-vjeçar pas një konflikti për shitjen e një celulari.

Autori i ngjarjes, De’Andre Malik Thomas, është vetëdorëzuar në polici me pretendimin se ka qëlluar në kushtet e vetëmbrojtjes, por pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë së një pike karburanti e vënë në dyshim versionin e tij.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur të premten e kaluar, e sipas policisë së Xhorxhias e gjithçka ka nisur pasi 20-vjeçari Thomas i kishte shitur një telefon të prishur motrës së viktimës, Kareem Mano. Ky i fundit, siç dallohet edhe në video, ka kërcënuar me armë autorin e vrasjes së tij që të kthente paratë mbrapsht.

E ndërsa dukej se Mano ia kishte arritur qëllimin e tij dhe e fsheh armën, Thomas nxjerr nga xhepi një pistoletë me të cilën qëllon ndaj 25-vjeçarit, baba i një djali një muajsh.

Top Channel