Nga Japonia, kryebashkiakja e Parisit kritikon Trumpin

27/02/2017 00:00

Kryebashkiakja e Parisit, Anne Hidalgo kritikoi presidentin amerikan për ato që i quajti komente aspak miqësore ndaj kryeqytetit francez.

Gjatë një fjalimi në konferencën e veprimit politik konservator të premten, republikani Donald Trump tha se Parisi nuk ishte më i pari pas sulmeve të militantëve islamikë. Ndërsa përsëriti kritikat e tij ndaj mënyrës sesi Europa kishte menaxhuar sulmet, ai citoi fjalët e një miku të tij se nuk donte më ta çonte familjen në Paris.

“Ashtu siç ka thënë edhe presidenti francez, nuk ka vend për komente të këtij lloji mes vendeve të mëdha. Këto janë deklarata jomiqësore. Askush nuk po e ngre gishtin për të thënë se niveli i lartë i kriminalitetit në Amerikë lidhet me shitjen e pafrè të armëve, një epidemi që vret shumë njerëz”, tha Anne Hidalgo.

Hidalgo i bëri këto komente gjatë një vizite në Tokio, ku zhvilloi edhe një tur inspektues në qendrën ujore olimpike, një prej ambienteve të Lojërave Verore në vitin 2020. Parisi ka hedhur kandidaturën për të organizuar Lojërat Olimpike verore të vitit 2024.

Top Channel