Raiola: Donnarumma meriton të luajë në një klub të madh

27/02/2017 00:00

Gianluigi Donnarumma sapo ka mbushur 18 vjeç, e megjithatë emri i tij po lakohet shumë në merkaton e transferimeve.

Agjenti i tij, Mino Raiola ka folur në lidhje me të ardhmen e portierit, duke deklaruar se Donnarumma meriton të luajë për një skuadër të rëndësishme.

“Donnarumma nuk meriton një Milan të madh, por një klub me peshë. Është një djalosh me vlera të rëndësishme njerëzore. Di shumë gjëra në lidhje me të ardhmen e tij, por të parashikosh se çfarë do të ndodhë nga një ditë në tjetrën është e vështirë. Me Milanin kemi bërë një pakt, që ta lëmë të qetë e të mos flasim shumë dhe do ta respektojmë këtë rregull”, tha Raiola.

I pyetur më konkretisht për rinovimin e Donnarummës me kuqezinjtë, Raiola tha se ende nuk ka hyrë në kontakte me pronarët e rinj të Milanit dhe se ai duhet të shohë se çfarë i rezervon e ardhmja dhe opsionet që do t’i jepen, por në fund është vet Donnarumma ai që do të vendosë.

Top Channel