Është eventi më i pritur i vitit në botën e kinematografisë, sytë e botës janë drejtuar sonte nga teatri “Dolby” i Hollivudit për ceremoninë e 89-të të çmimeve “Oscar”, por nuk do të jenë të paktë ata që ndjekin me kërshëri edhe veshjet e yjeve ne tapetin e kuq.

Konkurrentë, por edhe të ftuar të shumtë kanë nisur të parakalojnë në tapetin e kuq. Shumëllojshmëri, shkëlqim metalik e ngjyrë të kuqe dhe ndonëse e bardha është gjithmonë e preferuar.

Muzikali romantik “La La Land” është pretendenti kryesor për disa statueta, pasi është nominuar në 14 kategori. Me 14 nominimet në kategoritë e “filmit më të mirë”, “aktorit”, “aktores”, “producentit më të mirë” etj, muzikali që flet për një aktore në vështirësi dhe të dashurin e saj pianist “Jazz”-i, ka barazuar rekordin e regjistruar në vitin 1997 nga “Titaniku” dhe atë të 1950-s me filmin “All about Eve”.

FOTO GALERI
1/38

Top Channel