“The Guardian”: Karnavalet në Dunkirk, më të mirat

26/02/2017 00:00

I përshkruajnë rëndom si karnavalet më të vjetra dhe më të çmendura të Francës.

Tradita në Dunkirk e do që njerëzit të vishen me rroba ekstravagante shumëngjyrëshe, të kërcejnë e të këndojnë në kremtime të zgjatura rrugëve të qytetit.

Teorikisht, ballot dhe paradat duhet të vazhdojnë për tre dite, por në të vërtetë ato shkojnë shumë më gjatë se kaq.

Kostumi më popullor është pelerina e verdhë e shiut të peshkatarëve. Ashtu si dhe në qytete të tjera të veriut të Francës, në festime nuk mungojnë kukullat e mëdha, riti i të cilave daton që në 1.800-tën.
Ato te Dunkirkut, janë më të larta se të tjerët, e mbërrijnë deri në 8 metra.

Festa çelet me shfaqjen e kryebashkiakut në ballkon, nga i hedh rreth 500 kg harenga turmës poshtë tij. Karnavalet e Dunkirkut konsiderohen si një ndër më të veçantat e këtij lloji në France.

Ajo u krijua si nderim ndaj kurajos së peshkatarëve dhe përbehet nga plot 40 parada rruge dhe 60 koncerte muzikore. Për sharmin, fuqinë dhe ngjyrat e saj, “The Guardian” e ka vendosur në krye të listës së karnavaleve më të mira të europës festen gjatë së cilës rolet përmbysen: Mbreti kthehet në banor i thjeshtë, lypësi bëhet monark, të gjithë shëtisin rrugëve të maskuar ose grimuar, ndërsa rregullat sociale, gjate ditëve të karnavalit ndryshohen.

Top Channel