Nainggolan mposht Interin, mes polemikash

26/02/2017 00:00

Roma ka arritur të triumfojë me rezultatin 1-3, në San Siro, përballë Interit, në një ndeshje mjaft të rëndësishme në garën për një vend në zonën Champions.

Ekipi i Piolit dështoi të shfrytëzonte hapin fals të Napolit dhe të fitonte përballë një rivali direkt, për të ngushtuar diferencën.

Radja Nianggolan ishte protagonisti i fitores së verdhekuqve, i cili shënoi dy gola spektakolarë, pas dy aksioneve mjaft të bukur personalë, ndërsa Peroti shënoi me 11 metërsh, pak minuta pasi Icardi kishte ngushtuar diferencën.

Shumë polemika edhe në këtë takim, ku zikaltërit protestuan fort për një faull të shkaktuar nga Nainggolan, në nisje të aksionit që solli golin e dytë.

Gjithashtu Interit i mungon edhe një penallti e pastër, pas një faulli në zonë të Strottman ndaj Eder, kur ky i fundit ndodhej me portën e boshatisur.

Në fund, shumë kontestime ndaj gjykimit, por Roma merr 3 pikët që e ndihmojnë të shkojë +5 pikë nga Napoli i vendit të dytë.

Top Channel