Real i çmendur, përmbys dhe rimerr kreun

26/02/2017 00:00

Fitore spektakolare ka arritur të marrë ekipi i Zinedin Zidane, në transfertën e vështirë ndaj Villareal.

Gjithçka ndodhi në pjesën e dytë, ku në minutën e 56’ Reali e pa veten në disavantazh të dy golave.

Pikërisht në këtë moment merr rrugë edhe përmbysja e çmendur e madrilenëve që arrijnë të shënojnë 3 herë me anë të Bale në minutën 64’, Ronaldo në të 74’ me penallti dhe Morata në minutën e 83-të.

Me këtë fitore, Reali rikthehet në krye të La Liga-s, duke lënë pas Barcelonën, më një pikë më shumë dhe një ndeshje më pak për të luajtur.

Top Channel